
Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, mbushur plot me besimtarë, u zhvillua sot përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa e përshpirtshme u kryesuan nga Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani.
Gjatë Liturgjisë Hyjnore, Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, lexoi publikisht testamentin e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit.
“Ai thekson se nuk ka asnjë pasuri të luajtshme, ndërsa depozitat në emër të tij, kërkon që të ndahen për përfundimin e Katedrales dhe të investohen në pagat e priftërinjve.
Ai kërkon që librat e tij të shkojnë në Akademinë Ortodokse të Durrësit dhe, në bibliotekat e tjera të Mitropoleve, ndërsa sendet e tij personale ua dhuron bashkëpunëtorëve të ngushtë që e mbështetën në punën e tij të vështirë”./L.F-dritare.net





You must be logged in to post a comment.