
“Puno dhe jeto aty ku e ke zemrën” – është preambula e takimit të KM në Panairin e punës në Athinë….
Shumë e gjetur si parullë, por sa është e mundshme ajo për të tërhequr shqiptarët e emigruar në Greqi në Atë-Dheun e tyre….
35-40% e të rinjve sot në Shqipërinë e këndej Drinit shprehen se duan të largohen pas përfundimit të studimeve, për tu punësuar në Perëndim…..
Mbi 750.000 shqiptarë kanë marë këto 10 vitet e fundit një pashaportë në një nga vëndet e BE-së….
Kemi shifrën më të ulët të mjekëve për banorë në Europë dhe kjo shifër po thellohet, sepse 40% e mjekëve kanë dëshirë të largohen sapo tu krijohet mundësija….
Emigrantët kanë investuar kapitalet e tyre për strehim, shkollim e punësim në Greqi, çfarë u ka mbetur për të investuar në Mëmëdhe?!?…..
A janë postet e punësimit që u ofrohen kryesisht në Industrinë e Turizmit, të shtrira në 12 muajt e vitit dhe afatgjata?!?!….
Monologjet e KM në Takime të tilla janë të bukura, dhe Drejtuesi i Opozitës mbajti një të ngjashëm në Athinë pak ditë më parë….
Ato mobilizojnë thelbësisht votuesit e Diasporës, për të votuar një nga dy Partitë tradicionale të Tranzicionit tonë 34 vjeçar Demon-kratik, por sa të dobishme janë ato për të ndryshuar tendencën historike të largimit të shqiptarëve, kur në këtë hark kohor 1/2 e popullatës ka marë udhët e thejqafjes?!?!….
ZHVILLIMI i VËNDIT jo një direksional turistik, por edhe në Bujqësi, në Industrinë e lehtë dhe ushqimore, në Energjitikë, në Shfrytëzimin e pasurive nëntokësore, në Teknologji, në Transportin hekurudhoro-rrugor, në Dijesimin sa më cilësor, në Zbatimin e Ligjit, në Sigurinë personale, familjare, rrugore dhe kombëtare, së pari do ofrojnë mundësitë që të rinjtë të punësohen dhe të mbrothësohen në vëndin amë dhe jo të vijojnë që të largohen prej tij, dhe së dyti që në një të ardhme jo të largët edhe shqiptarët e emigruar të shohin si një perspektivë reale kthimin dhe investimin aty…..
Ato para që harxhohen për takime të tilla a nuk do ishin më të dobishme që të shkonin për rritjen e qëndrueshme të pensioneve?!?!
Vëndi duam apo nuk duam ne, duan apo nuk duan “kumbulla e dardhangrënësit pas shpinës së KM”, duan apo nuk duan “zhabat e bufat e kënetës” sikundër i cilëson KM i Shqipërisë së këndej Drinit zërat opozitarë, PO VIJON “TË ECI jo vetëm PËR-PARA” në xhepat e një pakice të popullatës por edhe për vetë vëndin, dhe nuk duhet të harojmë se e mira kurrë nuk ka fund…..
Veshët dhe mëndjet e vëmëndëshme duhet dinë të përthithin si dhe sa duhet edhe dashamirësinë që përmbajnë një pjesë e mesazheve të përcjella nga ata/ato, të cilët në vështrim të parë mundet të duken jo dashamirës të pusht-shtetit, por që në thelb janë dashamirëse për ecjen e vëndit në rrugën e duhur dhe mbrothësimin meritor të tij…..
Për gjithësecilin nga NE të thejqafosur udhëve të Botës, ATË-DHEU mbetet i ngërthyer në mëndjet dhe në zemrat tona….
Shqipëria dhe Shqiptarizma mbi të gjitha!!!
E mira duket dhe përceptohet si e tillë nga cilido që i ka sytë, mëndjen dhe zemrën në vëndin e duhur, POR ritheksimi i tyre orë e minutë sikur “e idhton jo pak” këtë perceptim….
Në fund të ditës gjithsecili bën atë çka duhet të bëjë për vëndin e tij….
Together forever and ever🙏🤝🇦🇱🇽🇰🇨🇦🇬🇷
Nga Tritan Kalo Canada





You must be logged in to post a comment.