Media gjermane Neue Zürcher Zeitung i ka kushtuar një analizë të gjatë projektit të qeverisë shqiptare për “ministren virtuale” Diella, të krijuar me inteligjencë artificiale dhe të prezantuar nga kryeministri Edi Rama si një mjet për luftën kundër korrupsionit në prokurimet publike. Sipas artikullit, Diella nuk fle kurrë, nuk merr rrogë dhe nuk ka interesa personale, duke u paraqitur si një zgjidhje teknologjike për një nga fushat më problematike të administratës shqiptare.

Megjithatë, raportimi thekson se projekti është shoqëruar me polemika të forta mbi transparencën dhe kontrollin real të këtij sistemi. Kritikat lidhen me faktin se nuk dihet saktësisht mbi çfarë të dhënash funksionon algoritmi, kush e programon dhe kush mban përgjegjësi ligjore për vendimet e tij, ndërsa opozita dhe ekspertët e kanë cilësuar nismën si propagandë politike dhe jo garanci reale kundër korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, artikulli përmend edhe zhvillimet që kanë rritur dyshimet rreth sistemit të prokurimeve publike, përfshirë hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në proceset e tenderëve dhe një padi nga aktorja që i dha fytyrën dhe zërin Diellës. Pavarësisht kritikave, kryeministri Edi Rama vazhdon ta promovojë Diellën si një hap të madh drejt digjitalizimit dhe afrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit.JOQ

Leave a comment

Trending