
Marrë shkasë nga zjarri në një nga pallatet shumë kate përballë QSUT-së, sot datë 14 prrill 2026…!
Jam një ing kimist i specializuar jasht shtetit dhe punuar në një uzinë plastike dhe më tej në një institucion ku kam mbuluar problemet e e plastikës…! Për veshjet me kapotë polistiroli të pallateve të rinjë dhe atyre të vjetër, që që po përdoren në masë jam shprehur prej kohësh me botime në shtypin e kohës dhe me komunikime verbale në shumë takime me drejtues bashkie, se veshja e pallateve me kapotë polistiroli duhet të ndërpritet me urgjencë se përbën rrezik për jetën e banorëve edhe të pallateve ngjitur…! Kjo llojë kapote prej polistiroli prodhohet në vënd , lënda e parë importohet( perla polistiroli)
Ky lloj polistiroli nuk përdoret as në USA , as në Europë dhe as në vëndet e Azisë e më tej
Pse nuk përdoren ?! Polistiroli është njëlloj si një hidrokarbur dhe kur digjet çliron energji të lartë. Djegia vazhdon zinxhir dhe nuk mund të shuhet pasi mbi këto kapota ka shtresë suvatimi dhe uji i zjarrfikseve del jasht loje…! Nisur nga fakti se veshja me kapotë e pallateve është kursim, estetikë, termoizolim, izolim akustik etj bota ka nxjerrë jasht përdorimit këtë lloj polistiroli duke hedhur në prodhim e në treg një polistirol tjetër, më i shtrentë, por rezistent ndaj flakës, fal një komponimi kimik, që shtohet që në sintezë dhe që e bën polistirolin të pa djegshëm, flaka vetëshuhet
Tek ne importohet ajo lëndë e parë e gjendur nëpër magazina( stok) për shkak se është shumë e lirë dhe produkti kapotë përdoret pa asnjë pengesë, kontrolle nuk ka dhe ja përfundimi: fatkeqësi…!!
Bëj thirrje organeve kompetente të ushtrojnë kontroll në njësitë prodhuese të bllokohet lënda e parë dhe produkti i gatshëm…!
Të pajisen me liçensë firmat që montojnë kapotat dhe të kalojnë për ndjekje penale për çdo abuzim në këtë drejtim
Të gjitha Bashkitë e vëndit që financojnë 50 % të kostove të këtyre veshjeve, që të sigurohen për lëndën e parë dhe të caktohen persona për kontroll të djegshmërisë
Kontroll i thjesht me një çakmak , nëse merr zjarr, apo vetshuhen( ose nuk ndizen)
Duke e shpjeguar me fjalë të kuptueshme, këtë dukuri të rrezikshme për jetën e njerëzve, duhet vlerësuar seriozisht dhe ti caktohet detyrë Institutit të Ndërtimit për evidentimin e njësive prodhuese të paneleve prej polistiroli, të kontrollohet lënda e parë në mgazina, të bllokohet dhe të bëhen analizat e çdo gjëndje në magazine dhe të proçedohet çdo administrator e pronar duke i hequr të drejtën për prdhimin e paneleve për kapota…! Gjykoj se nga prodhuesit kjo situat njihet por askush nuk pezullon prodhimin dhe ashtu në heshtje prodhojnë, tregtojnë e fitojnë… askush nuk shqetësohet, nuk përgjigjet dhe kur ndodhin fatkeqësitë bëjnë të paditurin…!!
Mjaft më, mjaft, mjaft…!!
Prof. Dr. Zarif Dervishi


Leave a comment