
Hamit Matjani (Zuna), me origjinë nga Keta e Matit, ishte një nga nacionalistët kundërkomunistë më të vendosur.
Një komunist që ishte hasmi i Hamit Matjanit urdhëroi guerilasin e tij, Zihni Magani, ta vriste Matjanin. Por gjatë përplasjes mbeti i vrarë vetë Magani prej Hamit Matjanit.
Më pas regjimi komunist e shpalli Zihni Maganin “Dëshmor të Atdheut”, ndërsa Hamit Matjanin “Armik të Popullit”!!!
Komunistët i burgosën bashkëshorten, Fatimenë, ndërsa vajzën e tij të vogël e çuan në jetimore. Madje shpikën edhe historinë sikur Hamit Matjani vrau të bijën, gjoja sepse ajo qante kur ai ishte i rrethuar nga ushtria!
Hamit Matjani e kaloi kufirin në rrugë tokësore 26 herë. Herën e fundit u hodh me parashutë në mesnatën e 30 prillit 1953, te “Guri i Vashës”.
I prerë në besë nga një bashkëpunëtor i tij, pjesë e radiolojës së Sigurimit, u kap nga komunistët.
Në gjyq, bashkëshortja e tij tha:
“Ky është burri im trim dhe jam krenare që do të vdesë si trim.”
Hamit Matjanin e varën në Lushnjë më 14 prill 1954. Për tre ditë e mbajtën të varur te fusha e sportit të qytetit, që ta shihte i gjithë populli — një akt terrori për të frikësuar njerëzit.
Ashtu kishin vepruar komunistët edhe më parë me Gjon Pirolin në Milot dhe me shumë nacionalistë të tjerë.
▪️Eralda BAZE




You must be logged in to post a comment.