
“Albanian Heritage Night”, krenari shqiptare në stadiumin e Yankees në New York
Në stadiumin legjendar të Yankees në Bronx u zhvillua për herë të parë “Albanian Heritage Night”, një mbrëmje kushtuar komunitetit shqiptaro-amerikan, ku sporti, identiteti dhe kultura shqiptare u bashkuan në një nga arenat më ikonike të sportit amerikan.
Qindra shqiptarë nga New York-u dhe zona përreth u mblodhën në stadiumin e skuadrës së famshme New York Yankees, duke mbajtur flamuj kuqezi, kapele me shqiponjën shqiptare dhe fanella simbolike të ekipit vendas. Aktiviteti shënoi një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA, pasi ishte hera e parë që Yankees i dedikonin një ndeshje të plotë trashëgimisë shqiptare.
Mbrëmja u organizua në bashkëpunim me organizatën “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”, një nga shoqatat më aktive të diasporës shqiptare në Amerikë, e njohur edhe për organizimin e Paradës Shqiptare në Manhattan./Diaspora Shqiptare




Leave a comment