Sulmi iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta të disa shtetas amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë MQ-9 Reaper, shkruan Bloomberg.

Sipas burimeve të medias, mbrojtja ajrore kuvajtiane arriti të interceptojë raketën Fateh-110, por mbetjet e saj ranë mbi bazën ajrore Ali Al Salem. Mes pesë të lënduarve ka kontraktorë dhe personel ushtarak aktiv. Sipas raportit, një dron MQ-9 Reaper është shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën një tjetër ka pësuar dëmtime të rënda.

Sulmi ndodhi dy ditë më parë, në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrtonte një marrëveshje për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë, që ka qenë në fuqi që nga prilli, megjithëse të dy palët kanë vazhduar goditjet. Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani ka lëshuar më shumë se 1,850 raketa balistike në objektiva në të gjithë rajonin. 

Leave a comment

Trending