Me shumë respekt dhe emocion të thellë ❤️
Sot ndajmë me ju një lajm që na mbush zemrat me krenari dhe mirënjohje…
Me propozimin e Shoqatës “Bashkimi i Fierakëve në Greqi – Apollonia”, dy figura të shquara të këngës qytetare fierake,
Z. Miti Nushi dhe Z. Llazar Pove, u vlerësuan me titullin e lartë “Qytetar Nderi i qytetit Fier”, i miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më datë 28.05.2026.
Një jetë e tërë në shërbim të këngës…
Një përkushtim i rrallë për ta ruajtur dhe përcjellë traditën tonë të vyer brez pas brezi…
Edhe sot, në moshë pensioni, ata vazhdojnë të jenë zë i gjallë i kulturës fierake, duke mos kursyer asgjë nga vetja e tyre.
Pjesë e çdo gëzimi familjar, e çdo familjeje fierake…
Zëri i tyre ka qenë gjithmonë aty ku ka pasur festë, emocion, dasma e gëzime, duke u bërë pjesë e kujtimeve më të bukura të jetës sonë.
Mbështetës të palodhur të aktiviteteve tona në Athinë, gjithmonë pranë nesh, me zemër të madhe dhe pa asnjë shpërblim…
Shembull i vërtetë i qytetarisë, i vlerave dhe i familjes model.
Pak ditë më parë, në aktivitetin tonë “Një jetë në këngë” në Athinë, ata u nderuan nga Shoqata jonë me titullin “Nderi i Shoqatës”, si dhe nga Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi, me titullin “Krenaria e Fierit”.
🙏 Mirënjohje pa fund për artistët tanë!
Ju jeni pasuria jonë më e çmuar… zëri që nuk shuhet kurrë… frymëzimi për brezat që vijnë.
Urime nga zemra për këtë vlerësim më se të merituar!
Fieri krenohet me ju… ne krenohemi me ju!

Ne emer te sofres fierake ne amerike ja urojme cmimin dy artistve fierak

Leave a comment

Trending