Përcillet sot drejt banesës së fundit efektivi i Shqiponjave, 34-vjeçari Enea Mekolli, i cili u vra në krye të detyrës gjatë aksionit të policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.

Krimi i rëndë ndodhi në stanin e tij në Lozhan të Maliqit, aty ku prej kohësh ai i fshihej policisë. Ndërsa dje, gjatë aksionit, ai nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, duke hapur zjarr, vrarë 34-vjeçarin dhe plagosur rëndë kolegun e tij, 36-vjeçarin Edison Adrin.

Por pikërisht në këtë stan, që ai e përdori si ‘mburojë’ dhe ku ekzekutoi efektivin, familjarët e tij kanë përfituar fonde nëpërmjet AZHBR-së, pikërisht për ngritjen e stallave të bagëtive.

Dokumentet zyrtare tregojnë se fondet janë marrë në emër të nënës, babait dhe vëllait të tij.

Leave a comment

Trending