
Logjika të thotë që shërbimet sekrete turke janë të dyshuarat numër nje që i kanë dhënë përgjimet audio Ahmetajt.
Ka ftohje të Erdoganit me Ramen dhe afrim të Ramës me Izraelin sidomos në industrinë ushtarake ku më parë dominonte Turqia. Për më tepër në përgjime përmendej tregti armësh me Sudanin, ku ndërkohë Turqia mbështet fort prej vitesh njërën nga palët nderluftuese në Sudan dhe nuk do donte tregtare armësh qe të prishin ekuilibrat ushtarake, ekonomike dhe lojën politike të saj në Afrikë.
Të dyshuarit numër dy mund të jenë armiqtë personale të Yeffet në tregtinë e armëve. Është i njohur dhe i përdorur shpesh një skenar i tillë në atë bote kontrabandë armësh 0er të nxjerrë një konkurrent nga loja.
Të dyshuarit numër tre janë shërbimet e tjera të inteligjencës duke filluar me CIA gjë që duket pak e mundshme, pasi SHBA ka në dorë SPAK e mund të veprojë ndryshe dhe nuk i intereson rrëmujë me Ramen ndërkohë që përflitet për pazare me Kushner.
Mosad izraelit nuk është i interesuar të bëjë një gjë të tillë, sepse realisht bashkëpunimi me Ramen po ecën mirë dhe nuk ka arsye ta sulmojë.
FSB ruse punon në mënyra të tjera dhe do preferonte ta mbante si mjet shantazhi ndaj Rames për ndonjë përfitim sesa ta godiste. Shërbimet sekrete europiane nuk janë të interesuar për skandale të tilla me vende që kanë aplikuar nga BE pasi do i jepte më shumë hov propagandës së ekstremit të djathtë në Europë që është kundër zgjerimit të BE.
Për sa më sipër I dyshuari me i madh mbetet shërbimi sekret turk MIT dhe kjo është e pritshme në atë mënyrë si bën piruetat Rama në politikën e jashtme dhe përcaktimin e partnerëve në politikën e jashtme dhe të brendshme, duke shkelur në kallo palët e duke hedhur në erë investime afatgjata të aktorëve të tjerë.


Leave a comment