
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që është zhvilluar sot në Tiranë nga studentët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj e ka cilësuar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj studentëve, të cilët siaps tij, po protestojnë për një të ardhme ndryshe në Shqipëri. Ai kërkoi që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi për situatën dhe të largohet nga detyra. Studentët protestojnë sepse duan një të ardhme ndryshe në Shqipëri dhe kjo është përgjigjja që marrin nga Edi Rama. Dhunë nga Policia e Shtetit. Dhunë brutale! Dhunë barbare! Kjo është e papranueshme! Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën. Duhet të japë sa më shpejt dorëheqjen”, shprehet Shehaj.

Leave a Reply