Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar në segmentin e bulevardit mes Piramidës dhe Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, duke i detyruar për disa momente të tërhiqen. Gjatë përplasjes është thyer edhe xhami i një prej autobotëve të policisë.

Më pas, forcat “Shqiponja” janë pozicionuar në zonën e Piramidës dhe kanë tentuar të avancojnë mes turmës. Nga ana tjetër, protestues të vendosur mbi Piramidë kanë vijuar të hedhin sende në drejtim të policisë.

Efektivët kanë tentuar të kryejnë shoqërime, ndërsa protestuesit janë larguar dhe më pas janë rigrupuar. Tensionet janë zhvendosur më tej drejt Parkut Rinia. Një i mitur është shoqëruar nga FNSH, ndërsa një vajzë dhe një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë janë parë të lënduar.

Sipas raportimeve nga terreni, policia ka përdorur sërish fishekë gome. Ndërkohë, flakë janë regjistruar edhe në murin rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.

Leave a Reply

Trending