
Arbër Hajdari ka reaguar me një status publik në kanalet e komunikimit në lidhje me përdorimin e emrit të tij për të marrë kompetencat e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Kryebashkiaku në detyrë, Erion Veliaj, pretendon se kryeministri Rama dërgoi në burgun e Fierit ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, për t’i thënë se duhet të hiqte dorë nga detyra dhe t’ia delegonte Arbër Hajdarit.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!
Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Arbër Hajdari.
Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025.





Leave a Reply