
Pasagjerët në bordin e një avioni privat që u rrëzua në Florida, të SHBA-së, aksident në të cilin humbën jetën të gjithë personat në bord, janë identifikuar si një sipërmarrës teknologjie multimilioner nga Teksasi, familja e tij, dadoja e fëmijëve dhe dy miq të ngushtë.
Burime pranë familjes i thanë TMZ-së se Adam Robinson, 44 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helen, ishin mes nëntë viktimave. Avioni i tyre, një “Learjet 60” me vlerë 2 milionë dollarë, po udhëtonte nga Austin-i drejt Bahamas-it kur u rrëzua me hundë në tokë në qarkun Palm Beach, Florida.
Dy fëmijët e vegjël të çiftit, dy miqtë e tyre dhe dadoja e fëmijëve nuk janë identifikuar ende publikisht.
Më herët, “The Post” e identifikoi bashkëpiloten si 20-vjeçaren Nathalia Gadelha Filgueiras, një pilote me banim në Florida, e cila e kishte marrë licencën e fluturimit që kur ishte ende në shkollën e mesme.
Piloti është identifikuar si 55-vjeçari Jeff Gregory, një pilot me përvojë nga Pensilvania.
Bashkëpilotja e avionit “Learjet”, e cila dëgjohej duke kërkuar ndihmë në një regjistrim audio tronditës të komunikimit me kontrollin e trafikut ajror, pak para përplasjes fatale në Florida të SHBA-së, është identifikuar si Nathalia Gadelha, një 20-vjeçare që e kishte marrë licencën e pilotes ende pa mbaruar shkollën e mesme.
Nëna e Gadelhës, Camila, dhe njerku i saj konfirmuan për “The Post” se ajo ishte bashkëpilotja që drejtonte një “Learjet 60” nga Austin, Teksas, drejt Bahamasit, kur avioni hyri në një zhytje të menjëhershme e të pjerrët, duke rënë me një shpejtësi prej më shumë se 6,000 metra në minutë, dhe u përplas në tokë në qarkun Palm Beach, të dielën pasdite.
Aviatorja e re, e cila ishte rritur në qarkun Palm Beach, ishte shfaqur më parë në mediat lokale kur mori licencën e pilotes private në moshën 17-vjeçare, në tetor të vitit 2023, madje edhe para se të merrte patentën e shoferit.






Leave a Reply