Janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të cilët u shoqëruan me forcë nga policia gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë.

Shoqërimi i tyre ndodhi pas një përplasjeje me efektivët e policisë, të cilët u vendosën gjoba për zhvillimin e një tubimi të konsideruar të paligjshëm. Dy aktivistët refuzuan të pranonin fletëgjobat, duke kundërshtuar veprimet e uniformave blu.

TVILIRIA LIVE
Lajmet dhe transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Ngjarja shkaktoi tensione të forta përpara Kryeministrisë, ku protestuesit tentuan të pengonin largimin e furgonit të policisë. Disa vajza krijuan një gardh njerëzor përpara automjetit, në shenjë kundërshtimi ndaj shoqërimit të dy aktivistëve.

Gjatë përplasjeve, policia përdori edhe spraj me piper, ndërsa disa protestuese u ndien keq dhe patën nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas shoqërimit të Goxhajt dhe Likës, studentët dhe qytetarët zhvendosën protestën përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.

Leave a Reply

Trending