Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur lëvizjet për të afruar në kombëtaren shqiptare dy futbollistë të rinj me origjinë shqiptare, të cilët aktualisht përfaqësojnë Zvicrën U21.

Sipas raportimit të medias zvicerane “Blick”, një delegacion i FSHF-së ka qenë i pranishëm në stadiumin “Letzigrund” në Zyrih, për të ndjekur nga afër përballjen mes Grasshoppers dhe Vaduzit, e cila përfundoi në barazimin 2-2.

TVILIRIA LIVE
Lajmet dhe transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Në fokusin e përfaqësuesve shqiptarë ishin Samuel Krasniqi dhe Lutfi Dalipi. I pari, 21 vjeç, aktivizohet me Grasshoppersin, ndërsa Dalipi, 20 vjeç, është pjesë e Vaduzit dhe po kalon një sezon mjaft pozitiv.

Interesimi për mesfushorin Dalipi është veçanërisht i madh, pasi statistikat e tij këtë sezon janë mbresëlënëse. Në 12 ndeshje të zhvilluara, ai ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 9 asistime, duke regjistruar plot 14 kontribute në gola.

Prania e delegacionit të FSHF-së në stadium nuk ka kaluar pa u vënë re në Zvicër, duke rikthyer në vëmendje garën për talentet me origjinë shqiptare që kanë mundësinë të zgjedhin Kombëtaren që do të përfaqësojnë në të ardhmen.

Megjithatë, deri më tani, as Krasniqi dhe as Dalipi nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tyre ndërkombëtare. Përveç Zvicrës dhe Shqipërisë, të dy futbollistët kanë gjithashtu mundësinë të përfaqësojnë Kosovën.

Leave a Reply

Trending