Shqipëria do të kërkojë të bëjë mirë ndaj Finlandës në Nations League, në ndeshjen që do luhet pas disa ditësh. Kuqezinjtë synojnë suksesin, ndaj një rivali të sikletshëm, i cili i ka mundur në sfidën e parë.

Ish- kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje live me Sport News në News 24, në bisedën me Trevisa Tufën, u shpreh se ekipi ka rënie, ndërsa në krahun tjetër, paralajmëroi ekipin që duhet të ketë kujdes.

TVILIRIA LIVE
Lajmet dhe transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Rudi, 9 pikë në 4 ndeshje, vendi i parë aktualisht në Grupin C1. Shkurtimisht, mund të bënim diçka më shumë?

Mund të bënim diçka më tepër, nëse do të tentonim të sjellnim një prurje të re në kombëtare. Ndaj San Marinos ishin ndeshje ideale për të kuptuar a kemi mundësi ne për të identifikuar një lojtar. Një prej lojtarëve ishte Keriota, lojtar i Hearts në Skoci, ka patur sezon shumë të mirë, ka luajtur rregullisht dhe ka qënë kreativ. Sa i takon lojës, ndaj San Marinos ndeshja e fundit ishte plot me probleme. Lojtarët janë qënie me emocione. Në ndeshjet e fundit, mund të shikojmë ambiciet tona.

Leave a Reply

Trending