
Kongresmeni republikan Jim Jordan është zgjedhur sot lider i ri i pakicës republikane në Kongresin e 120-të të Shteteve të Bashkuara.
Vendimi u mor gjatë votimit të brendshëm të republikanëve të Dhomës, pas humbjes së thellë që ata pësuan në zgjedhjet Midterms të 3 nëntorit, ku demokratët arritën të rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Jordan, përfaqësues i shtetit të Ohio-s dhe një nga aleatët më të afërt dhe më të vjetër të Presidentit Donald Trump, do të marrë drejtimin e republikanëve në përpjekjen e tyre për të rifituar kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e vitit 2028.
Në votim, Jordan mposhti liderin aktual të shumicës, Steve Scalise. Zgjedhja e Jordan vjen pasi Kryetari aktual i Dhomës, Mike Johnson, njoftoi javën e kaluar se do të tërhiqet nga udhëheqja dhe nuk do të kandidojë për postin e liderit të pakicës. Nga janari i vitit 2027, demokratët pritet të marrin zyrtarisht kontrollin e Dhomës, me liderin aktual demokrat, Hakeem Jeffries, që pritet të zgjidhet Kryetar i ri i Dhomës





Leave a Reply