Rrjeti tejet i klasifikuar, të cilin Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA e përdor për komunikimet e saj të brendshme, është jashtë funksionit, kanë bërë me dije gjashtë personave të njohur me çështjen për CNN.

Rrjeti, i quajtur “NSA Net”, u mundëson punonjësve të komunikojnë informacione të klasifikuara brenda agjencisë amerikane. Për momentin, nuk ka prova për ndonjë sulm kibernetik, thanë burimet.

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Agjencia po punon për të përcaktuar shtrirjen e ndërprerjes dhe pasojat e saj të mundshme. Si masë, ajo ka vendosur orare të shkallëzuara për mbërritjen e punonjësve, duke u mundësuar atyre të paraqiten në punë në faza të ndryshme.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me shkakun e ndërprerjes, kohëzgjatjen e pritshme të mosfunksionimit të rrjetit, apo se kur mund të rikthehet funksionimi i plotë.

Leave a Reply

Trending