
Gazetarët që shoqërojnë Donald Trumpin deklaruan se telefonat e tyre celularë iu morën për “arsye sigurie”, ndërsa avioni presidencial Air Force One po përgatitej të nisej nga Shenzheni i Kinës drejt Uashingtonit, të enjten (19 nëntor 2026).
Korrespondenti i agjencisë AFP në Shtëpinë e Bardhë shkroi se telefonat “u morën përkohësisht”.
Incidenti ndodhi pak kohë pasi presidenti amerikan Donald Trump përfundoi sot vizitën e tij në Azi, me takime të veçanta me homologët e tij të Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Këto takime u zhvilluan përpara samitit historik trepalësh mes tre liderëve.
Takimet e nivelit të lartë i dhanë Trumpit mundësinë të demonstronte aftësitë e tij diplomatike dhe të shfaqte ndikimin amerikan në arenën ndërkombëtare, raporton agjencia Reuters. Megjithatë, mbetet ende pikëpyetje se çfarë përmbajtjeje konkrete kanë njoftimet e bëra lidhur me tregtinë dhe çështje të tjera, për të cilat ishte premtuar se do të kishte zhvillime të rëndësishme.
Tashmë, presidenti amerikan po kthehet në Uashington, ku do të përballet me realitetin e ri politik të krijuar në SHBA pas zgjedhjeve afatmesme.






Leave a Reply