Në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe familjarëve të tij dhe lidhet me bizneset që ai zotëron.

Një kallëzim penal i shoqëruar dhe me dokumente nga Drejtoria e Tatimeve është depozituar në Prokurorinë e Posaçme ndaj deputetes Elisa Spiropali, e përjashtuar së fundmi nga forumet e Partisë Socialiste, bashkëshortit të saj dhe tre personave të tjerë (familjarë).

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër, por me veprat penale. 

Regjistrimi i procedimit penal është kryer së fundmi nga SPAK, rreth fundit të tetorit ndërsa tashmë kanë nisur edhe veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe familjarëve të tij dhe lidhet me bizneset që ai zotëron. SPAK nuk ka bërë komente apo nëse po heton rolin e Spiropalit. 

Deputetja Spiropali ka pretenduar se është kërcënuar nga zyrtarë të Administratës të cilët kanë zbarkuar në bizneset e familjes së saj. Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se deputetja dhe bashkëshorti i saj kërcënuan inspektorët pasi sipas tij në bizneset e familjarëve të Spiropalit u gjetën “evazione të mëdha tatimore”.

Ndërkohë nga Drejtoria e Tatimeve e pranojnë dorëzimin e një padie në SPAK. Megjithatë ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën padi. 

Leave a Reply

Trending