Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së pas përjashtimit të deputetes Elisa Spiropali. Ai ka hartuar një “dokument sekret” të grupit të PS-së se ish-kryeparlamentarja ka “shkelur vijën e partisë” duke “cenuar unitetin rreth udhëheqësit”. Më poshtë, “vendimi” i publikuar nga Lutfi Dervishi që heq një paralele me përjashtimet e kohës së komunizmit:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

GRUPI PARLAMENTAR

Sekret

V E N D I M

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Grupi Parlamentar i PSSH-së, në mbledhjen e tij të datës 24 nëntor 2026, në frymën e vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të datës 14 nëntor 2026, dhe të fjalimit të Udhëheqësit, vendosi:

Të përjashtojë nga Grupi Parlamentar Elisa Spiropalin, për qëndrime të papajtueshme me vijën politike të Partisë, shfaqje të theksuara individualizmi, kontakte të papërshtatshme me elementë jashtë PS-së dhe cenim të unitetit të Partisë rreth udhëheqësit të saj.

Të ngarkojë Kryesinë e Grupit Parlamentar që të zhvillojë punë sqaruese me shokët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, të cilët nuk u ngritën në lartësinë e momentit politik dhe abstenuan në marrjen e këtij vendimi.

Të shtohet vigjilenca në radhët e Grupit Parlamentar ndaj shfaqjeve të huaja, frymës së grupazhit dhe ndikimit të elementëve të jashtëm.

GRUPI PARLAMENTAR I PSSH-së

Tiranë, më 24.11.2026

🇺🇸 AMAZON STORE
BLINI ONLINE, MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE!
Zbuloni dyqanin tonë dhe produktet e përzgjedhura.
VIZITONI DYQANIN AMAZON
Si Amazon Associate, përfitoj nga blerjet kualifikuese, pa kosto shtesë për ju.
Bashkë ndihmojmë TV Iliria të flasë më shumë shqip në diasporë!

Leave a Reply

Trending