
Deputetja Elisa Spiropali mbajti sot një konferencë të gjatë për media mbi një orë, ku foli për përjashtimin e saj nga grupi i Partisë Socialiste, si dhe për zhvillimet e vrullshme që kanë përfshirë këtë forcë politike.
Megjithatë, shumë u zhgënjyen nga fjalimi i Spiropalit, pasi prisnin që deputetja e larguar tashmë nga çdo strukturë e PS-së të ishte më e fortë në denoncimin e situatës së brendshme të PS-së.
Por gazetari Roland Qafoku pretendon se Spiropali është telefonuar nga disa deputetë, të cilët i kanë bërë një kërkesë të çuditshme.
“Lajmi sot është se, pas konferencës së zonjës Spiropali, e kanë marrë disa deputetë. E kanë telefonuar zonjën Spiropali dhe i kanë thënë: ‘Aman, mos ma nxirr emrin’. Kjo është më e rënda akoma”, u shpreh Qafoku në “A2CNN”.
Sipas Qafokut, problemi qëndron te mungesa e demokracisë brenda partive politike, pasi edhe PD i ka përjashtuar zërat kundër
“Ne nuk kemi demokraci brenda partive që janë bashkim vullnetar dhe tani kërkojmë gjëra të jashtëzakonshme në qeveri. Jo, një qeverisje e mirë lind nga një parti që ka disa rregulla. Si do vijë Partia Demokratike në pushtet me këtë demokraci kur i ka përjashtuar ata që kanë folur kundër dhe si sot qeveris Partia Socialiste me një zë si Elisa Spiropali”.






Leave a Reply