Një lajm i madh për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen nga Nju Jorku: Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë që e përcakton 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të njihet çdo vit në këtë qytet.
Rezoluta me numër 0186-2026 u miratua më 19 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut. Përmes saj, 28 Nëntori përcaktohet si datë që do të njihet çdo vit në këtë qytet në nderim të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Nisma u propozua nga këshilltarja e qytetit Amanda C. Farías, ndërsa në mbështetje të saj u bashkuan edhe këshilltarë të tjerë, përfshirë Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano.
Shënimi i parë zyrtar sipas kësaj rezolute bëhet këtë të shtunë, më 28 nëntor 2026, kur shqiptarët në mbarë botën festojnë 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 23 nëntor, Këshilli i Qytetit ftoi komunitetin shqiptar në Nju Jork për të festuar në ambientet e Bashkisë së qytetit.
Përmes dokumentit, Këshilli i Qytetit nderon jo vetëm shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, por edhe kontributin që komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhënë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Nju Jorkut, qytet ku jetojnë mbi 100 mijë banorë me prejardhje shqiptare.
Duhet theksuar se bëhet fjalë për një rezolutë të Këshillit të Qytetit që njeh këtë datë çdo vit si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe jo për shpalljen e saj si ditë pushimi zyrtar për qytetin — por njohja simbolike mbetet një vlerësim i rëndësishëm për trashëgiminë, identitetin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA.
Gëzuar 28 Nëntorin, kudo ku jetojnë shqiptarët!
Burimet: Report TV, Katror.info, Kthjell / albinfo.ch
Lux

🇺🇸 AMAZON STORE
BLINI ONLINE, MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE!
Zbuloni dyqanin tonë dhe produktet e përzgjedhura.
VIZITONI DYQANIN AMAZON
Si Amazon Associate, përfitoj nga blerjet kualifikuese, pa kosto shtesë për ju.
Bashkë ndihmojmë TV Iliria të flasë më shumë shqip në diasporë!

Leave a Reply

Trending