14433058_1230165330381718_3240608317766178148_nBROOKLYN NY : Në platon e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, sot me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e të Shejtës Nënë Tereza – Saint Tersesa of Calcuta.

Shtatorja në në qytetin e Brooklyniit, është vendosur me iniciativë të, Organizatës jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi, me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh të cilit janë edhe donator për ndërtimin e shtatores.

Ndërsa puna për vendosjen e shtatores, per afro dy javë, është e kryer vullnatarisht nga kompani të biznesmenve të suksesshem shqiptare ne Amerikë.

Shtatorja e Nënë Terezës, është përuruar në njërin nga sheshet kryesore të këtij qyteti, vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Françesku, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nëna Terezen.

Shtatorja është rreth 2 metra e lartë , është e derdhur në bronz dhe peshon rreth 300 kg dhe në bazamentin e saj ka të shkruar një citat të Nënë Tereza, në anglisht, si dhe emrin e saj të plotë, rethuar nga nja “kopësht” me lule të freskta.

Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë duke krijuar emocione të mëdha , tek qytetarët e shumtë, gazetarja e njohur Kozeta Turishta, ndërsa e prezantojë atë dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots z. Marko Kepi, duke faleminderuar donatorët , dhe dhënë nga një mirënjohje për secilin prej tyre.

Shtatoren e zbuluan Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj që zbulojë mbulesen, dhe Pastor Nathan Preston, senator Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.

Master of Ceremonies Pledge of Allegiance Boy Scout Troop, – kurse, Himnin e SHBA dhe atë të Shqipërisë i këndojë Lola Mezini. Valentina Ivezaj- kendoje “I’m a Flower”

Lutja fetare u hap nga Msgr. David L. Cassato, Pastor i Kishës St. Athanasius, ndërsa luajti në violincel Gilberta Luca.

Kreu i Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, Msgr. David L. Cassato, tha në fillim të ceremonisë së përurimit se statuja e të Shenjtes Tereza, në sheshin para Kishës ka një domethënie, e kjo është se mirësia qe asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të gjithë qytetaret.

Senatori republikan i shtetit të Nju Jorkut, zoti Martin J. Golden me anë të një deklerate, ka njoftuar se Senati i New Yorkut – ka nderuar me Prokalmatë Presidentin e Republikes se Shqiperise zotin Bujar Nishani.

Gjithashtu ai i dorezoje Presidetit te Shqiperisë Dekleraten e miratuar unanimisht, e cila e ka shpallur 4 shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute, të paraqitur në Senatin e Shtetit të New Yorkut.

Në Rezolutën e senatorit Golden thuhej se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë të Shejtën Terezën në shtetin e Nju Jorkut, për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë.

BEQIR SINA NEW YORK

Trending