Presidenti Donald Trump ka mbështetur Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në garën për rizgjedhje duke e quajtur atë “Kryeministër, Luftetar i Madh” dhe një aleat te pazevendueshem amerikan ne perballjen me Iranin, nderkohe qe Netanyahu perballet me nje beteje te forte per te ruajtur pushtetin.

Ne nje postim te gjate ne Truth Social drejtuar “Popullit te Madh te Izraelit”, Trump ofroi mbeshtetjen e tij me të forte të mundshme për liderin izraelit.

“Ju lutem lejoni qe kjo Leter te sherbeje per te perfaqesuar Mbeshtetjen time te Plote dhe Totale per Bibi Netanyahu ne Garen e tij te ardhshme per Rizgjedhje si Kryeminister i Izraelit,” shkroi Trump. “BIBI NETANYAHU NUK DO T’JU ZHGENJEJE KURRE!”

Trump vlerësoi lidershipin e Netanyahut gjatë përballjes me Iranin, duke e përshkruar atë si “Të Fortë, Trim dhe Brilant”, pavarësisht opozitës së fortë vendase dhe ndërkombëtare.

“Bibi Netanyahu ka qenë një Kryeministër, Luftëtar i Madh, dhe një Partner edhe më i madh për Paqen në luftimin e Republikës Islamike të Iranit,” deklaroi Trump.

Presidenti paralajmëroi gjithashtu se humbja e Netanyahut mund të vështirësojë përpjekjet e Amerikës për të kundërvepruar Teheranin.

“Nëse Izraeli ka Liderin e gabuar, që do të ishte kushdo tjetër përveç Bibit, Amerika do duhet ta bëjë vetë këtë punë, dhe unë nuk jam i prirur ta bëj,” shkroi Trump.

Mbështetja e Trumpit thekson marrëdhënien jashtëzakonisht të ngushtë politike dhe personale mes dy liderëve, të cilët kanë punuar së bashku në disa nga nismat më të rëndësishme diplomatike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, Shtetet e Bashkuara njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, zhvendosën Ambasadën Amerikane atje, njohën sovranitetin izraelit mbi Lartësinë e Golanit dhe ndërmjetësuan Marrëveshjet e Abrahamit, duke normalizuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa kombeve arabe.

Më herët këtë javë, në një intervistë për Newsmax, Trump la të nënkuptohej prirja e tij drejt Netanyahut.

(Newsmax)

Leave a Reply

Trending