
Në hapësirat e komunës së Gostivarit u promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” e autorit Branko Manajllovski, personalitet mjaft i njohur i promovimit të vlerave të shqiptarëve ortodoks të Rekës dhe më gjerë. Kthimi në identitet i shqiptarëve ortodoks paraqet një proces mjaft të rëndësishëm të forcimit të besimit mes bashkësive etnike në Maqedoni. Në këtë eveniment ishin të pranishëm kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, zv. Kryeministri Festim Halili së bashku me shumë funksionarë të tjerë. Fjalim përshëndetës pati dhe nikoqiri i këtij evenimenti, kryetari i komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta.






You must be logged in to post a comment.