
Për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, arti është pjesë e pandashme e jetës.
Klan Kosova ka mësuar se pikturat dhe skulpturat e Edi Ramës më 11 nëntor do t’i shfaqen publikut amerikan në galerinë e artit bashkëkohor Marian Goodman Gallery, në New York (Komunikata për media).
Për nga fama dhe reputacioni i saj jo vetëm në Amerikë, por në botën e sotme të artit në tërësi, galeria e Marian Goodman mund të quhet me plot gojën “Shtëpia e Bardhë” e artit bashkëkohor.
Prej kësaj galerie ka kaluar rruga drejt majave të historisë së artit e plot artistëve të mëdhenj të botës, si Gerhard Richter, Tony Craig, Maurizio Cattelan, Annette Messager, William Centridge e të tjerë.
I pyetur nga Klan Kosova lidhur me këtë ekspozitë, Edi Rama nuk bëri asnjë koment, ndërkohë që ekspozita e tij është lajmëruar në website-in e galerisë prestigjoze, në të njëjtën ditë me ekspozitën e një tjetër artisti të madh amerikan, John Baldessarri.
Në njoftimin përkatës për ekspozitën e Edi Ramës, citohet kritiku i njohur amerikan Michael Fried, i cili shkruan kështu për vizatimet e tij:
“Me siguri janë vizatime, por si të një saksofonisti, improvizime të vërteta”.
klan kosova






You must be logged in to post a comment.