
Festat e medha te nentorit shtuar dhe ajo tradicionale e falenderimeve sjellin aktivitete te medha ne te gjithe diasporen shqiptare ne amerike dhe kanada.bashkatdhetaret tane me se fundi kujtohen jo vetem per te festuar keto festat por edhe per tu takuar me miq dhe shok qe tashme i thone hello nga fb apo dhjetra aplikacione ne telefona por jo duke u takuar dhe pire nje kafe apo raki shqiperie.Cfare bejne shoqatat non profit org, dhe kompanite e spektakleve neper diaspore kjo tashme dihet nga te gjithe ne qe e shikojme dhe prekim.Por kush jane ata qe perfitojne nga keto festa te perditeshme prej 19 nentorit deri ne 29 nentor.Sigurisht te paret qe perfitojne jane ata qe i organizojne keto evente si shoqatat ashtu dhe kompanite legale apo jo legale,mjafton te vendosesh emra artistesh te paguar mire dhe ca supe dhe sallate dhe gezuar dita e flamurit.
Duke qene kaq i thjesh ky qerrata mekanizem tregu ne ekonomine kapitaliste ,duket sikur cdo gje eshte normale ,packa se perfituesit e vertete duhet te jene bashkeatedhetaret tane qe nuk ngurrojne te jene prezent aty ku i duket me mire me emra dhe cmime.
Vetem ne chicago deri me tani jane organizuar kater koncerte te sukseshme me qindra bashketdhetare pjesmarres ne to.Koncertet jane te njejte nderko qe qellimet e perfitimit te fondeve nga te ardhurat e ketyre jane te ndryshme ne varesi te qellimit te organizimit te tyre.Dikush ben biznes thjeshte duke deklaruar para IRS, dhe te tjere vendosin qellime per te realizuar me keto fonde mundesi te reja ne organizimet e diaspores per qellime kombetare dhe patriotike.E pra a i kthehen keto mundesi diaspores shqiptare pas,te perkethyera ne me shume mundesi per mesimin e gjuhes shqipe te te rinjte dhe femijet,ne programe edukative dhe patriotike nepermjet medias te shkruar dhe asaj vizive.
Tv iliret ka nje periudhe te gjate qe e shfrytezon kete mundesi per te mbledhur sadopak fonde per mbajtjen gjalle te progameve televizive 24 oreshe ne platformen tvalb te new yorkut.Rezultat jane te prekeshme kjo ne saje te mirkuptimit te nje pjese te madhe ne diaspore qe kuptojne drejt qellimin e vetem te ketyre takimeve ne diaspore.Me shume te ardhura me shume programe live per bashkeatedhetaret tane.Nderko qe per keto lloj koncertesh te gjithe levizin e kunderta ndodh me ato takime qe kane ne baze te tyre eveidentimin e shqiptareve ne diaspore para etnive te tjera qe jetone se bashke ne token amerikane.Sa kuptimplote do te ishte ceremonia e ngritjes se flamurit ne qender te cdo qyteti te madh ne diten historike te tij, ceremoni festive, muzike dhe me shume njerez me veshje dhe flamuj kuq e zij.Organizimi i paradave neper rruget kryesore dhe shume ide qe ketu ne amerike nuk mungojne.Ne nuk jemi kunder koncerteve pavarsisht menyres se menaxhimit te tyre,sepse ne fund te fund cdo kush jep llogarine para ligjit.Por qe bashketaedhater tane te perfitojne se bashku duhet nje mbeshtetje me e madhe per organizime masive jashte natyres se ahengjeve dhe banqueteve neper diaspore.Ne shume qytete kerkohen te behen organizime te tilla ,por sa ndihmojne keto biznese qe ja vjelin frytet ketyre koncerteve ?

Ndaj eshte detyre e gjithkujt qe te jete me shume prezent ne ceremonite qe perfaqesojne dhe prezantojne vendin para syve te botes ,dhe nese deshirojne le te jene dhe pjese e ketyre parteve qe tregu i ndan ne baze interesash dhe ndasishe lokale dhe shijesh artistike.Komuniteti shqiptaro amerikan fton gjithe bashketdhetaret tane te jene pjese e ceremonise se ngritjes se flamurit,pjese te jene te gjithe ata qe gjeten kohe per te qene pjese e parteve te ndryshme,,,,,Duhet ta bejme vete dhe ta bejme mire e me mire.
Qellimi jone eshte i thjeshte ne kete shkrim ;gjithe bashketaedhater tane te jene pjese e ceremonise se ngritjes se flamurit ne downtown chicago diten e hene ne mengjes,dhe kudo ku ndodh kjo ceremoni.shqiptaret ne diten e flamurit duhet te jene te bashkuar me shume se kurdohere.






You must be logged in to post a comment.