
Udhëheqes dhe liderë viganë të një ideali janë ata që nuk trëmben, as humbasin gjuhën përpara armiqësive të njerëzve mediokër. Apostoj janë ata që nuk akomodojnë ndërgjegjën e tyre me nevoja të dobëta të përfitimit material. E kemi shumë të lehtë të njohim liderët nga shërbetorët, udhërrëfyesit nga udhëndjekësit, të aftët nga të paaftët, të drejtët nga manipulatorët.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale këtu në Amerikë, pas fitores së z.Trump, si kureshtar që isha, pyeta një mik të zjarrtë të kandidatit të posazgjedhur, “po tani, si ju duket vendi, çfarë prisni se do të ndodhi”, në mënyrë të shkurtër por edhe shumë të prerë, dhe pak me habitje më tha, “vendi dëshironte NDRYSHIM, dhe ne NDRYSHIM i dhamë”, nëse ai nuk performon ashtu siç ka deklaruar, e mira e demokracisë sonë është se ne e nxjerrim nga zyra pas kater viteve”.
Shumë pak fjalë por shumë domethënëse. Vendit tonë i nevoitet NDRYSHIM. Nuk ka dyshim se Aleanca për Shqiptarët ofron atë NDRYSHIM, dhe ne së bashku duhet që të zgjedhim nga e vjetra e qelbur dhe e reja premtuese. A ka gjë më fisnike se thirrja e kësaj aleance për një bashkim me të gjithe partitë të përfaqësuara nga vetë populli për të dalur me një zë e një platform për të zgjedhur barabarsinë njëhere e përgjithmonë!E padrejta jeton e qetë në një botë supersticionesh, duke e populluar me frikë absurde dhe me shpresa të kota, sot është koha që ajo shpresë të jetë reale, duke eliminuar të keqen dhe zgjedhur të drejtën.
Publikuar nga struga jone ne fb






You must be logged in to post a comment.