Para 15 vjetësh më 10 dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument ky mbi standartet e respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë popujt dhe vendet e botës.Respektimi i të drejtave të njeriut ka qënë për një kohë të gjatë gurëthemeli i politikës së jashtme amerikane. Për shembull, gjatë 2 vjetëve të fundit miliona njerëz kanë marë pjesë në zgjedhje të lira në Afganistan, Irak, Liban, territoret palestineze, Ukrainë dhe në Gjeorgji. Mënyra më e mirë për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut është demokracia e krijuar në bazë të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat ruajnë dhe mbrojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Pikerisht ne kete dite te shenuar per gjithe njerezimin shoqata cameria ne chicago ne bashkepunim me komunitetin shqiptaro amerikan ne shtetin e illinoisit  kane parapare te organizojne nje tubim paqesor para konsullates greke ne chicago date 10 dhjetor ne ora 12.Duke ftuar gjithe shqiptaret ne chicago dhe rrethina per te kerkuar te drejtat e mohuara te popullsise came nder vite,tubimi do te tregoje unitetin e gjithe shqiptareve te bashkuar para selise se kesaj konsullate por duke i dhene dhe shtytje nderkombtarizimit te kesaj ceshtje qe qeveria greke me megalloni e ka mbyllur ne sirtaret e  mykur te saj.Por ky eshte vetem vazhdimi i rruges se gjate qe kjo shoqate e ndihmuar dhe nga shoqata non profit org ne diaspore ka bere dhe do te beje ne te ardhmen.Krijimi i nje lobi te fuqishem ne senat dhe kongres do ta nxjerre ne plan te dukshem kete mohim te se drejtes se kesaj popullsie ne ballkan.Nderkohe qe qellimi eshte shume i lexueshem ,kerkohet nga kushdo ne diaspore te jete tek sheshi diten e djele, per te dhene nje impakt te madh para opinionit amerikan  qe eshte shume i ndjeshem para nje prezence te madhe njerezish  qe protestojne ne kerkim te te drejtave te tyre.Koha po troket ,diten e djele per te gjithe ata  qe mund te vijne, me veshje dhe flamuj kombetare para konsullates greke ne chicago,  ne tubim paqesor.

Te gjithe te sheshi ……..

Cameria nuk eshte vetem……

Trending