
Ka dhënë dorëheqje kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi.
Ai ka marrë këtë vendim pasi partia e tij ka humbur disa vende në Parlamentin maqedonas në zgjedhjet e fundit, duke rënë në vetëm dy deputetë
“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.






You must be logged in to post a comment.