Çfarë humbje!

Rreth 70 pjestarë të korit të famshëm ALEKSANDROV të Ushtrisë Ruse kanë humbur jetën pak çaste më parë në aksident ajror afër Soçit, në Det të Zi. Mes tyre edhe drejtori artistik, dirigjenti dhe kompozitori Valery Khalilov. Trupa artistike po shkonte në turne për festat e fundvitit. 

Ansambli Aleksandrov u  krijua nga muziktari i shquar Alexandër Alexandrov (1883-1946), autor i himnit të Rusisë. Fillimisht është njohur si “Kori i Ushtrisë së Kuqe” dhe sot ka në përbërje korin, orkestrën dhe grupin e valleve. Shpirti dhe identiteti rus janë trupëzuar në muzikën e tyre.

Ngushëllimet më të thella për familjet e muziktarëve të shquar dhe për kolegët artistë të ansamblit.

Trending