
LUMTURIJE ASANOVSKI JURISTE TOP TEN 2016
Znj. Lumturije Asanoski ushtron ligjin mbi edukimin universitar në Universitetin Valparaiso. Znj. Asanoski është avokate e liçencuar në shtetin e Illinois dhe shtetin e Indiana. Mbasi u dipllomua si juriste në vitin 2013, ajo punoi në Zyrën Juridike të Universitetit Valparaiso, ku ajo praktikoi ligjin mby arsimin e lartë, ligjin e të drejtave civile, ligjin e punës, ligjin e korporatave, të drejtat administrative, ligjin e imigracionit, dhe si transaksionet në lidhje me rishikimin, negocimin dhe përpilimin e kontratave dhe marrëveshjeve të Universitetit Valparaiso. Në vitin 2014, znj Asanoski u emërua Kordinatore e Title IX për Universitetin e Valporaiso, dhe përqendron praktikën e saj në zbatimin e rregullave të Title IX, Title VII, Clery Act, dhe Campus SaVE Act., gjithashtu dhe administrimin dhe zbatimin e kushteve të kontratve për Universitetin Valparaiso. Znj Asanoski është gjithashtu autore i shkrimit, “Facebook Përtej Limitit? Mbrojtja E Fjalës Private të Mësuesve në Rrjetet Sociale” Ajo gjithashtu është anëtare dhe redaktore e Komisionit të Boardit Editorial të NACUANOTES për Shoqatën Kombëtare të Avokatëve të Kolegjeve dhe Universiteteve.

Znj. Asanoski është Zëvendës Presidente e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane e Grave të Zonës së Çikagos (AAWAGC). Ajo gjithashtu shërben si këshilltare ligjore e AAWAGC, dhe në vitin 2015, AAWAGC e nderoj atë me titutllin “Gruaja e Vitit” në mirënjohje të përkushtimit të saj, angazhimit, punës në grup, profesionalizmit, aftësive drejtuese, dhe cilësive të shkëlqyera. E themeluar në 2014, AAWAGC lidh, edukon, dhe mbështet gratë shqiptare të të gjitha moshave dhe prejardhjeve, i frymëzon ato për të kontribuar në komunitetet e tyre duke i këshilluar, bashkëpunuar, dhe duke u përfshirë në vullnetarizim. AAWAGC ka realizuar me sukses këto aktivitete: Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ekzaminin shëndetësor dhe mbarëvajtës, fushata për grumbullimin dhe shpërndarjen e ushqimeve dhe veshjeve, programe në lidhje me komunitetin, dhe programe arsimimi dhe përmirësimin e aftësive kompjuterike. AAWAGC gjithashtu ka pasur nderin të presi ish-Presidenten e Republikës së Kosovës, Zonjën Atifete Jahjaga, si dhe takoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Zotin Bujar Nishani.
Znj Asanoski është një drejtuese e shkëlqyer, ajo frymëzon të tjerët si të veprojnë duke e treguar me veprimet e saj, me përkushtimin dhe punën e mirë të saj për një botë më të mirë. Ajo e bën të lehtë për gratë e tjera e reja të bashkëpunojnë në një kauzë, nëse ata duan të ndihmojnë.






You must be logged in to post a comment.