
Krahes Edi Mehanës që do të paraqitet në rolin e Black Jack, disa nga episodet e këtij seriali do të kenë për regjisor Luan Kryeziun. Ky i fundit ka thënë për KultPlus se tema e këtij seriali i pëlqen jashtë mase.
Aktori shqiptar i nominuar ne top ten 2016 ne chicago, Edi Mehana i cili është prezantuar me disa role teatrale dhe filmike në SHBA, së fundi është në përgatitje të fillimit të xhirimeve “Big Sky”, ku Edi Mehana do të prezantohet në rolin e Black Jack. Për këtë serial pat shkruar më herët edhe KultPlurs, kurse regjisori kosovar Luan Kryeziu sapo ka konfirmuar për KultPlus se në disa prej episdoeve të këtij seriali, vetë Kryeziu do të jetë regjisor.
“Mua më pëlqen jashtë mase tema e këtij seriali”, ka thënë Kryeziu, i cili ka shtuar se përpos që do të fillojnë xhirimet e këtij seriali, poashtu brenda vitit do të fillojë edhe transmetimi i këtij seriali. Në serialin “Big Sky”, kanë punuar Julie Bumgarner dhe Rick Balantine, ku ky i fundit është edhe kompozitor i muzikës së këtij seriali.
lajmi expres






You must be logged in to post a comment.