Më shumë se tre orë ka zgjatur takimi i Kryeministrit Edi Rama me tre nga drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.

Për herë të parë, kryetari i Lëvizjes Besa dhe ai i BDI ulen në një tryezë bashkë, pas refuzimit që Kasami i kishte bërë ftesës së Ahmetit një javë më parë. Burime nga ky takim shprehen shumë të rezervuara në dhënien e detajeve, por e vetmja gjë që deklarojnë është se takimi ka shkuar mirë dhe ka qenë i frytshëm.‎

Por se sa i frytshëm ka qenë realisht ky takim, mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vijim. Të njëjtat burime konfirmojnë se Kryeministri Rama ka përsëritur dhe njëherë qëndrimin e Qeverisë shqiptare, se faktori shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm në funksion të vendosjes së kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeverie që do të krijohet. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar dhe me Presidentin Bujar Nishani. Në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua mbi situatën postzgjedhore dhe rolin e BDI-së.

Trending