“Rron or rron nuk vdes shqiptari”!
Me kete thënie profetike të Nolit: e perkujtojme ne diten e lindjes se tij, me 6 janar 1882.
Gjate bisedave me prof.Peter R.Priftin me te cilin kam dhe nje interviste model, një nga personalitetet e shquara të kulturës shqiptare, ish bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit dhe sekretar i Vatrës po sjelle nje nga letrat e tij qe me dergoi per ta lexuar ne 101 vjetorin e meshes se pare shqip ne Kishen Ortodokse shqiptare ne Boston si moderatore e programit. Ndërmjet të tjerave ai kujton: “…pata fatin të ndodhem në Boston kur ishte Noli gjallë, më saktë, gjatë shtatë viteve të fundit të jetës së tij. Shumë bashkatdhetarë, që nuk u njohën me Nolin, më kanë thënë se do të dëshironin fort të kishin të njëjtën fat si unë. Nuk habitem aspak, kur dëgjoj fjalë të tilla.
Une mbaj mend shumë gjëra nga takimet me Nolin.
Por këtu do të përqëndrohem vetëm tek një a dy gjëra, që më bënë përshtypje të madhe, dhe këto kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Nolit me imigrantet e thjeshtë, që s’kishin bërë emër, por që ishin megjithatë ndër veteranët e lëvizjes shqiptare në Amerikë.
Vura re se Noli e çmonte shumë punën e tyre vetëmohuese për të mirën e çështjes kombëtare.
…Noli e respektonte dhe e çmonte përkrahjen e tyre, dhe kështu së bashku ata bënë histori”.
Pelegrinazh në Varrin e Nolit
Se bashku me shoqaten e shkrimtareve shqiptaro amerikane e cila eshte themeluar nga shkrimtari i shquar Dr.Gjeke Marinaj beheshin me shumë se 100 shqiptarë qe shkuan në Forest Hills Cemetery, pranë varrit të Nolit.
Një bazoreliev, në mes portreti i Nolit me mitrën episkopale dhe në një krah gdhendur një shqiponjë e në krahun tjetër kryqi. Poshtë portretit shkruhej, Kryepeshkop Fan Stilian Noli, Themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Dijetar-Poet.
Delegat në Lidhjen e Kombeve. Deputet në Parlamentin Shqiptar. Ministër i Punëve të Jashtme. Kryeministër i Shqipërisë.
Nën kryq lexohet: Lindi në 6 janar 1882, Dorëzuar prift më 8 mars 1908. Kurorëzuar peshkop më 21 nëntor 1923. Vdekur më 13 mars 1965. Qoftë i përjetshëm.
At Liolini i ftoi të gjithë pjesëmarrësit të rreshtoheshin para Nolit, në të dy anët dhe të renditeshin si krahët e shqiponjës.
Kurora e përgatitur nga SHSHSHA, u mbajt nga Dalan Luzaj, kryetar, Adnan Memeti president dhe Keze Kozeta Zylo sekretare.
Të gjithë nderuan me një minutë heshtje veprën e Nolit.
Janë këta burra të kombit që edhe për së vdekuri fizikisht, na bashkojnë dhe afrojnë si shqiptarë me njëri tjetrin, sepse sic thote Konica ne do ta kujtojme perjetesisht:
“…Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”
Pas homazheve të gjithë shqiptarët dhe shkrimtarët u larguan të lumtur, se kishin përmbushur një mision fisnik, duke nderuar figurën e Nolit të madh në 101 vjetorin e meshës së pare shqipe. Ata u larguan, duke mbajtur në mendje për ta transmetuar brez pas brezi, thënien profetike të Nolit: “Rron or rron nuk vdes shqiptari”!
Kozeta Zylo new york.







You must be logged in to post a comment.