NEW YORK : Miku i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, senatroi republikan e shtetit Marty Golden, ka ftuar zyrtarisht, Madhërinë e Tij – Princin e Shqiptarëve, Leka, në një letër që mban logon e senatit të Shtetit të New Yorkut, dhe firmën e senatroit Marty Golden, në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të 45të, SHBA, Donald Trump.
Në ftesë e tij senatrori republikan i Shteti të Nju Jorkut, zoti Golden, i drejtohet Madhërisë së Tij Princi Leka – duke i thënë se është nder për të ftuar përzemërsisht si mysafir të tij, mik i zgjedhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ceremoninë Presidenciale, atë të inaugurimit, të Presidentit Donald J. Trump, më 20 janar 2017 – në Washington D.C. ku zoti Donald J. Trump do të bëjë betimin si Presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më tej në ftesën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë(SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.
Përveç, kësaj, kjo ceremoni inagurimi mendoj se përcjell edhe një mesazh të qartë edhe për udhëheqësit e tjerë të botës, si ne në SHBA, ne riafirmojmë Amerikën, vlerat e saj dhe angazhimin tonë, për lirinë tonë por dhe lirisë së gjithë botës”.
Së fundi thotë zoti Golden, :“Unë shpresoj se ju keni për t’a pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”
Sinqerisht, Senator Martin J. Golden – Anëtar i Senatit të Shtetit të New York-ut
Senatori i Shtetit të New Yorkut Marty Golden, fton Princin Leka në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të 45të, SHBA, Donald Trump.
Beqir SINA – New York NEW YORK : Miku i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, senatroi republikan e shtetit Marty Golden, ka ftuar zyrtarisht, Madhërinë e Tij – Princin e Shqiptarëve, Leka, në një letër që mban logon e senatit të Shtetit të New Yorkut, dhe firmën e senatroit Marty Golden, në…
1–2 minutes







You must be logged in to post a comment.