U Shua Kryeartisti

SEFEDIN NUREDINI- S E F A
Vdekja e papritur tingëllon me kob, me kujë, plotë gjamë e rrëmujë. A pak pate të tjerë (edhepse vdekjen e kemi hak), po shkove dhe na more Princin dhe më të bukurin e skenës që me artin e tij maestral nē kohë më të vështira solli vetëm pranverë.

Dhe stinë me pemë solli Sefa.

Ishte Aktori i parë i diplomuar në Akademinë e Shkupit dhe ende pa shkelur mirë në dërrasat e Teatrit shqiptar triumfoi me Togerin-Monserati tek drama “Të shpëtojë Shpresa ” në lojrat teatrore V. Çernodrinski”.

Ai shkëlqeu me Hamletin tek Shekspiri aq sa e detyroi kritikun kroat Kundriavcev ta shpallë Hamletin më luftarak që ka parë ndonjëherë skena. 

Luajti me mjeshtri maestrale Pishtar Luarasin tek “Varrtarët” badhkë me Bujar Lakon,partner(Gllavni). sa publiku në çaste dramatike qante për fatin e protagonistit ngujuar në Zinxhirë .

Kulmoi me Prometeun dhe fitoi bindshëm çmimin e Republikës si aktor më i mirë i Festivalit teatror në Maqedoni. Skenat e shfaqjes së Prometeu-t publikut i ndalnin frymë pa marrë parasyshë a luhej në Shkup, Prishtinë apo në Tiranë ku shfaqja u vlerësua nga kierarkia artistike si gjetje më origjinale e regjisurës shqiptare, ndërsa loja e Sefedinit u pagëzua si diçka e paarritshme në teatrin shqiptar.

Një vit më vonë triumfon me Vojcekun në Festivalin mbarëkombëtar në Tiranë dhe ngjitet në skenë si fitues bashkë me Robert Ndrenikën.

Kemi luajtur bashkë që nga Hamleti,Zbutësi i njerëzve me sy prej zynrydi të Teki Dervishit,GOF i Anton Pashkut, Sauna e Rudi Sheligos, Furka e mistershme e Nikolla Shop me regjisor B Brezovecin, Varrezê automobilash të Arrabalit, Përbindëshi i Ismail Kadaresë dhe shumë vepra. Sefedini ishte i shkëlqyer si partner. ë skenë. Ai posedonte veti dhe cilësi të veçanta. Rrallë aktor mund të jetë larë në skenë me ujë të ftohtë në mes dimrit të ashpër kur s,punonte as nxemja kur luhej drama e Resul Shabanit “Shi në Uertomonto” .S’di a ka ndonjë aktor të dytë të luaj mes flakës dhe zjarrit si aktronte Sefa tek Prometeu.

Ai ishte Akrobat dhe stilist, me një plastikë të jashtzakonshme.

Ishim bashkëthemelues të Festivalit mbarëkombëtar në Tiranë

Bashkëthemelues të Fakultetit të Aktrimit pranë Universitetit të Tetovës kur kuazipatriotët langaqoseshin nëpër zyra partie,policie e qeverie.

Sefedin Nuredini ishte një kryeatdhetar i rrallë,

Është një padrejtësi Perëndie që Sefa të largohet nga jeta në zenitin e pjekurisë artistike. Kryeustai i skenës tani e kish kohën për role të rëndë dhe me pjekuri artistike. Ti sonte i vure pikën krijimtarisë tënde titanike o Titan dhuratë perëndishë. Shqipja Vlora dhe Mentori, duhet ta mundin dhembjen dhe të krenohen me ty si Baba, si edukator, si idhull emblemë dhe mbi të gjitha si Shpirtkryeartist.

Sueda duhet ta mbajë veten dhe krenarinë, talentin dhe erudicionin tënd artistik le ta mbjellë tek nipër dhe mbesat.

Kolegët, shokët, miqtë, studentët dhe publiku le ta ruaj kujtimin e mirë të Princit më të bukur të skenës shqiptare. Ti Sefedin Nuredini shenjove një epokë teatrore, Zoti ta bëftë Parajsë atë vend përjetësie. 

Por, unë dua të klith me tërë qenien time : Sa të kam dashur O PRINC prijatar dhe krijestar shpirtrash protagonistësh që i bëre të pavdekshëm.

Lamtumira ime nga larg  o Sefedin Nuredini është plagë oqeani  ndaj me respekt përulem para trupit tënd.

Përshpirtshëm lutem për ty i dashuri dhe i paharruari Sefë…

Xhevat Limani

Teatri shqiptar në Amerikë

New York.

Trending