
Reforma në drejtësi nuk ka target, përdorimi i saj politikisht mund të përfundoj “gëzim për derë”, politikanë, gazetarë, jurist, avokat, e gjyqtarë e kanë përdorur politikisht duke akuzuar pa kriter, personazhe dhe politikan në bazë të një kulture të rrënjosur për të çvlersuar akuzat e bazuara dhe për të çorientuar opinionin publik me dizinformime.
Vetëm kundërshtarët e hapur dalin zbuluar edhe kjo në formën e frymës antiperendimore.
Firmat pro vetting më shumë po shërbejnë si test elektoral dhe në rastin më të keq një forëm e bastarduar e parrullës së vjetër”firma jonë plumb për armikun”ose në rastin më të keq akoma për ti thënë institucioneve perendimore që nuk është e vërtetë se 98% e Shqipëtarëve janë pro reformës.
Butaforia mbështetëse e reformës në drejtësi rri në një krah me kundërshtarët e saj, sepse e bën atë lehtësisht të qëllueshme jo vetëm nga elementët e kriminalizuar por edhe nga mbështetësit politikë të lidershipit të korruptuar thellsisht. Kur reforma mbështetet nga njerzit me amoralitet të dukshëm në publik ajo nuk vlersohet njëlloj nga ky i fundit, por kjo ka të bëj vetëm me perceptimin, sepse efektet reale do të shihen shumë shpejt.
Reforma në drejtësi do të reformoj gjithë moralin e shoqërisë tonë në atë forëm dhe përmbajtje që nuk ka qenë kurrë.
Kjo është e pashmangëshme
Arian Nikaj






You must be logged in to post a comment.