( analogji legjendash)
“Krushqit e ngrirë” të Republikës së Re.
Rikthimi në opozitë pas një qeverisjeje 8 vjeçare, edhe pse pa liderin historik e me një lider të ri, zgjoi shpejt te demokratët memorien opozitare dhe shpirtin qëndrestar.
4 vjet përballje e përditshme me qeverisjen më skandaloze kulmoi me rezistencën epike tremujore në Çadër.
Republika e Re u ravijëzua tek vala e besimit dhe vegullia e ëndrrës së ndryshimit të madh të mijëra e mijëra demokratëve e qytetarëve në pelegrinazhin drejt Mekës së tyre me profetin e rigjetur .
Por, si në legjendat e kreshnikëve, ëndrra u mpleks me realitetin pikërisht në momentin e kapërcimit të kufirit mes tyre.
Duhej kthyer në realitet me një marrëveshje që veç me ëndrrën nuk mund të kishte lidhje.
Republika e Re mbeti në ëndërr dhe realiteti e zhbëu krejt, siç ndodh në zgjimet e hidhura.
Por ka ende një shpresë rikthimi: “krushqit e ngrirë” të Republikës së Re. Kanë mbetur atje, në ëndrrën që zgjoi Çadra.
Legjenda e kreshnikëve e kishte një zgjidhje: kreshnikët detyruan Zanat idhnake të zmbrapsnin shitimin e tyre duke u marrë peng tri dhitë ku qëndronte fuqia e tyre.
Mbase “krushqit e Republikës së Re” do vazhdojnë të jenë të ngrirë derisa idhnimi dhe shitimi i “zanave – popull” të shndërrohet në mbështetje, urim e fuqi
Alketa Lugaj Fb






You must be logged in to post a comment.