Pas nje semundje te rende nderroi jete diten e djeshme, dt 8 korrik 2017, Pandeli Gjini, nje figure e nderuar e arsimit ne Fier. I njohur si nje mesues korrekt, pasionant dhe i papertuar, ai do te jepte nje kontribut te rendesishem ne gjimnazin e njohur “Janaq Kilica”. Po ne kete institucion arsimor “Presor Pandi” do te ishte edhe nje nga mesuesit me “jetegjate” te tij. Ai do te numeronte 35 vite pune me breza te tere nxenesish, ku karrieren do ta niste si mesues i gjuhes ruse dhe do ta mbyllte si drejtues i ketij gjimnazi. Krahas punes se perkushtuar ne arsim, Pandeli Gjini, do te shquhej edhe si nje qytetar i angazhuar dhe veprimtar shoqeror. Per kontributin e tij shumeplanesh ai do te kujtohet gjithmone me respekt nga nxenesit, koleget

dhe opinioni qytetar.

Ilir Gjika

Trending