Me datën 19.06.2017, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i akordoi dekoratën “Nder i Kombit”, filozofit të madh shqiptarë Isuf Luzaj, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar, të dhënë në Shqipëri dhe jashtë saj për Pavarësinë dhe demokracinë e vendit, përmes luftës antifashiste e antikomuniste të parreshtur, si dhe për aktivitetin e gjatë e të shquar intelektual e pedagogjik në fushën e shkencave letrare e linguistike, duke u vlerësuar me tituj nderi dhe akademikë nga shumë universitete të njohura në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Anatemës” komuniste nuk i kishte shpëtuar as Isuf Luzaj, kjo shpjegon edhe arsyen se deri më sot nuk ka qënë edhe aq i njohur në atdheun e tij, natyrisht për shkaqe politike, ndonëse ka qenë ndër intelektualët e parë që ka kundërshtuar fuqimisht pushtimin nga Italia fashiste; sidoqoftë, ai ka gëzuar famë të madhe dhe vlerësime të larta nga shumë personalitete të shquara të botës, duke filluar nga bota e letërsisë – Horhe Luis Borhes por edhe ajo e politikës, nga të cilët mori edhe dekorata nga vetë presidentët e SHBA-së Regan dhe Bush.






You must be logged in to post a comment.