

Ajo çka ka mbetur nga heqja e një dege në këtë pemë të vjetër të sjellë menjëherë ndërmend imazhin e shenjtores Nënë Tereza.
Imazhi që është rreth 30 cm i lartë është zbuluar në një pemë pranë kishës së All Hallows në Allerton, pranë Liverpulit, më Britaninë e Madhe dhe tregon pamjen e një gruaje me kokën të ulur dhe duart e kryqëzuara duke u lutur.
Një banor i zonës, Kevin McKevitt e fiksoi në foto këtë imazh të mrekullueshëm, që duket si Nënë Tereza, e cila një vit më parë u shpall shenjtorë nga Papa Françesku, pasi e kaloi të gjithë jetën e saj në një mision humanitar për të ndihmuar njerëzit e pamundur në Kalkutë dhe në të gjithë botë, duke bërë kështu shumë krenarë shqiptarët dhe Shqipërinë, vend nga janë edhe rrënjët e saj.
korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)







You must be logged in to post a comment.