Pas vendimit te qeverise se Maqedonise per miratimin e ligjit per perdorimin e gjuhes shqipe, me te madhe shohim krekosje nga te gjithe anet, si te individeve ashtu edhe te partive shqiptare, se meritat u takojne vetem  atyre per nje arritje te tille.
Fakt eshte se nuk mund te minimizohet mundi i askujt dhe i asnje partie qe me dekada kane dhene kontributin e tyre per nje arritje te tille. Gjithashtu nuk mund te mohohet edhe fakti se bashkimi gjithepartiak dhe deklarata e perbashket e tyre per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare ne Maqedoni jane faktoret kryesore qe se fundit qeveria miratoi ate ligj. 

Por sigurisht qe shtytja e fundit e ketij akti ishte kembengulja dhe vizioni i qarte i liderit te LR PDHS-se zotit Ziadin Sela.
Por çka me tutje? 

Sidomos kur dihet qe per nje komb te jete i barabarte, kjo barazi duhet te definohet me kushtetute. Dhe ketu siç e dime eshte thembra e Akilit ne kete shtet.
Megjithate vendimi per miratimin e ligjit per gjuhen shqipe nga ana e qeverise, qe shpresojme te kaloje ne kuvend, e sidomos shpresojme zbatimin e perpikt te ketij ligji, eshte nje hap shume domethenes dhe shume vendimtar per Maqedonin.
Zbatimi i ketij ligji do te duhet te kete ndikim dhe te jete nje parapregatitje ne ndergjegjen e pales maqedonase, se jo vetem qe nuk ka ndonje te keqe, por barazia me shqiptaret eshte rruga e vetme per vete exzistencen e ketij shteti. Shqiptaret asnjehere nuk do te pranojne kurgje tjeter pervec barazise se plote.
Ka edhe shume pune per te bere, le te shpresojme ky te jete fillimi i fundit i nje Maqedonie ashtu siç njihet qe nga formimi i saj.

Vullnet Dervishi shoqata valet e liqenit chicago

Trending