Një situatë e rënduar vazhdon të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit si pasojë e vatrave të mëdha të zjarrit. Një gjë kjo e cila ka bërë zv.Ministrin e Mbrojtjes Petro Koçin të reagojë me një ton të ashpër dhe tepër indinjues, mbase edhe me të drejtë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, z.Koçi i bën një “kërkesë” të gjithë “zjarrvënësve” që të largohen, kudo ndodhen ata. Sipas informacioneve që ne kemi , ushtria shqiptare është e mobilizuar 24 orë duke punuar për shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndonëse një punë tepër e lodhshme kjo e ushtrisë shqiptare, e cila ka bërë dhe z.Koçi të mbajë një qëndrim të tillë.
“Zjarrvënia është veprimtari antikombëtare, antinjerëzore, vdekjeprurëse!”-, ka deklaruar më parë z.Koçi.
Gjatë ditës së djeshme kanë reaguar dhe media prestigjoze botërore për situatën e vatrave të zjarrit që po shkrumbojnë çdo ditë me mijëra hektar pyje e shkurre. Një kosto e lartë financiare kjo në dëm të qeverisë shqiptare.






You must be logged in to post a comment.