ronaldo-1-696x388Kristiano Ronaldo nuk falet për gjestin që bëri në ndeshjen me Barcelonën mbrëmjen e së dielës, përkundrazi, është pezulluar me pesë ndeshje për shkak të shtyrjes që i bëri gjyqtarit të takimit. Ishjte një dorë e fortë ajo e Gjykatës Sportive të Spanjës mbi Ronaldon të cilin nuk e ka falur aspak për gjestin që bëri në Superkupën e Spanjës , pasi gjyqtari e ndëshkoi me të kuq. Pesë ndeshje pezullim është vendimi për portugezin të cilin Real Madridi menjëherë do ta apelojë teksa lënia në fuqi e këtij vendimi do të thoshte për Ronaldon mungesë në ndeshje e kthimit me Barcelonën në Superkupë dhe gjithashtu në 4 javët e para të Primera Division.

Ndërkohë, menjëherë sapo është mësuar vendimi për pezullimin e Ronaldos, ka reaguar trajneri Zinedin Zidane, që deklaroi se dhënia e kartonit të kuq ishte e padrejtë dhe se Ronaldo nuk kishte bërë asgjë për të merituar kartonin e dytë të verdhë. Zidane kujton se Ronaldo u pengua në zonë, por nuk simuloi dhe dhënia e kartonit të verdhë për simulim ishte sipas tij një shpikje e gjyqtarit, i cili dha një masë ekstreme për një rast të paqenë.

“Gjyqtari gaboi. Kristiano Ronaldo ka të drejtë të revoltohet, sepse kartoni i dytë i verdhë nuk qëndron në asnjë lloj rregulloreje. Gjithsesi, për ne ka rëndësi që fituam ndeshjen, megjithëse mua s’më vjen mirë që Kristiano do të na mungojë në duelin e kthimit”, theksoi Zidane. Pamfleti.com/

 

Trending