Lamtumire mik i mire dhe fisnik 

prof Ylli Popa…

Sa here qe takoja te bijen mjeken shembullore ne kliniken zonja Keshillit te Mire…pyetja e pare ishte …si eshte profesor Ylli…dhe ajo me ate edukaten e saj mbreslenese me thoshte…po ja ashtu me pleqerine e thelle.Sot lexojme se zemra e tij ka vendosur te ndalet…te shuhet nje nga yjet e shkences akademizmit dhe humanitetit…Ne vitet 2004-2oo5 kam pasur rastin te bisedoja shpesh me te per shkak te detyres qe kryeja dhe bashkepunimin per nje rikonceptim dhe riorganizim te punes ne Akademine e Shkencave…gjeta nje partner qe degjonte me vemendje…dhe qe nuk kishte ndroje nga idete e reja.

Mendja me shkonte te artikulli tij ne hyrje te viteve 90-te kur ai guxoi…Ne nje rast tjeter e kujtoj ne nje konference shkencore…po flitej per Nopcen dhe kontributet e tij…kur e mori fjalen prof tha.Ne nje moment mu duk se Nopce hyri ne salle si hije dhe na tha…tezat baze te Albanologjise nuk duhen braktisur.

.Nje moment tjeter…ishte vjeshta e vitit 2006.Do promovoja librin tim Autoritarizem ne Tranzicion…Antropologjia shqiptare permes globalizmave…Ftova disa akademike qe me nderuan me pjesmarrjen.Ftova dhe prof Yllin por koleget e tij ishin dyshues se a mund te vinte pasi ai kishte probleme me shikimin.Por fiks 5 minuta para fillimit ai mbriti.Ne fund me tha se ju i keni hyre edhe globalizmit…shume mire ben…ndaj dua t’Ju lidh me nje studjues te huaj qe meret me kete fushe studimi.

I shtrenjti profesor Popa..me ADN dhe tradite nga familja e shquar Popa…po iken ne qiell duke lene emer e drite ketu mes nesh… por duke shpene emer e drite ne Panteonin e qiellit.

.Dheu i atdheut nga sot ka nje peng detyre te te mbaj ngrohte si biri i shquar i kombit…

Lamtumire dhe na dergo mesazhe…prof Ylli Popa…

16 gusht 2017 pkabo

Trending