Sot 66…
Zot-o ZOT !
Zot-o Zot sa jam i lodhur,
shumë kam mbjellë e pak kam korrur,
mbolla shumë e në çdo stinë,
dhe jo vetëm një lëndinë!
Shumë lëndina mbolla herët,
erdhën i korrën të tjerët,
eh-ç’më gjeti-Zot-o Zot,
mbolla shumë e s’korra dot!..
Mbolla-po mbeta i varfër,
se s’m’u ndodh, për dreq, një drapër,
më dëgjo-po mos e fol,
s’kam të blej një arkivol!
Ndaj do rroj sa një gogol,
s’kam ku shkoj pa arkivol,
se unë s’jam e s’jam një horr,
arën e tjetrit të korr!
Arben Duka






You must be logged in to post a comment.