Të gjithë punonjësit e industrisë së naftës do të pajisen me një status të posaçëm, nga i cili do të përfitojnë jo vetëm ulje të moshës së pensionit, por edhe rritje të pagave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas miratimit të vendimit për rritjen e pagave dhe statusit të ri, ka njoftuar zbatimin e tij, i cili do të bëhet përmes aplikimit nga vetë punonjësit e industrisë së naftës. “Në kuadër të zbatimit të statusit të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nis procedurën e dhënies së vërtetimeve të posaçme të vjetërsisë në punë si punonjës të Industrisë së Naftës”, citon ISSH, duke u bërë thirrje të gjithë personat që kanë qenë punonjës në këto sektorë dhe aktualisht janë në pension pleqërie, të paraqiten pranë sporteleve në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore pranë vendbanimit të tyre për të depozituar kërkesën për pajisjen me këtë dokument. “Për të eliminuar çdo vonesë dhe ecejake të qytetarëve, ky vërtetim së bashku me kopjen e njësuar me origjinalin e librezës së punës do të dërgohet zyrtarisht nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore pranë Komisionit të Posaçëm, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, që do të bëjë pajisjen me Dëshminë zyrtare të Statusit të Naftëtarit”, njofton ISSH.
Me shume para per pensionet dhe vjetersite e naftetareve.
Të gjithë punonjësit e industrisë së naftës do të pajisen me një status të posaçëm, nga i cili do të përfitojnë jo vetëm ulje të moshës së pensionit, por edhe rritje të pagave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas miratimit të vendimit për rritjen e pagave dhe statusit të ri, ka njoftuar zbatimin e tij, i…
1–2 minutes






You must be logged in to post a comment.